Sot bëhet një vit që Ismail Kadare pushoi së jetuari.
A i mungon shqiptarisë vetëm si shkrimtar, apo edhe si zë i arsyes, si kujtesë e gjallë e asaj çka ata janë?
Me largimin e tij, Shqipëria humbi njeriun që e bëri të dëgjohej e të lexohej me pahir apo zili.
Kadare shkroi për të kuptuar shqiptarin – me gjithë dritëhijet e tij.
Letërsia e tij zbriti thellë në histori dhe u ngrit lart në lartësitë që ai ndërtoi për bashkëkombësit e tij.
Mungesa e shkrimeve të tij do zëvendësohet me piedestalin që ai ndërtoi për ne.