Kreu Pikante Djali i madh i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë akuzohet për përdhunim...

Djali i madh i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë akuzohet për përdhunim – policia: numër dyshifror viktimash

Policia e Oslos njoftoi të premten ngritjen e akuzave të rënda ndaj Marius Borg Høiby, djali i madh i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, për disa vepra penale, përfshirë përdhunim, sulm seksual dhe dhunë fizike. Hetimet për këtë çështje kanë zgjatur disa muaj dhe përfshijnë një “numër dyshifror” të viktimave të dyshuara.

Høiby, djali i Princeshës Mette-Marit dhe njerku i tij, Princi i Kurorës, Haakon, janё vënë në qendër të vёmendjes mediatike që nga viti 2024, kur Høiby u arrestua disa herë pas akuzave për përdhunim dhe dëmtime fizike.

Sipas Policisë së Oslos, Høiby ka bashkëpunuar gjatë marrjes në pyetje. Provat e mbledhura përfshijnë mesazhe telefonike, dëshmi nga dëshmitarë dhe kontrolle policore. Akuzat përfshijnë një rast përdhunimi me marrëdhënie seksuale, dy raste përdhunimi pa marrëdhënie, katër raste sulmi seksual dhe dy raste dhune fizike.

Avokati mbrojtës i Høiby, ka konfirmuar pёr mediat se, klienti i tij i merr akuzat shumë seriozisht, por nuk pranon fajësinë në shumicën e rasteve – sidomos për akuzat që lidhen me abuzim seksual dhe dhunë.

Pallati mbretëror nuk ka komentuar zyrtarisht për rastin, dhe nuk do të japë deklarata derisa çështja të ndjekë rrugёn ligjore. Rasti ka tronditur opinionin publik norvegjez.

Høiby, 28 vjeç, dikur jetonte me çiftin mbretëror dhe dy fëmijët e tyre, Princeshën Ingrid Alexandra dhe Princin Sverre Magnus, por aktualisht banon në një shtëpi më vete. Ai mbetet nё gjendje tё lirë, nё pritje tё gjykimit.

I njohur më parë nga publiku si “Marius i vogël”, Høiby u rrit në vëmendje të publikut, duke shijuar të njëjtat privilegje si motra dhe vëllai i tij mbretëror, ndonëse babai i tij biologjik, Morton Borg, ka vuajtur dënime për trafik droge dhe dhunë. Marius vetë ka pranuar përdorimin e kokainës dhe problemet me varësinë ndaj drogёs.

Princesha Mette-Marit u bë lajm ndërkombëtar në vitin 2001 kur u martua me Princin Haakon, pasi ishte njё nënë beqare me një të kaluar të lirshme dhe një partner të mëparshëm të dënuar për drogë.

Pёrshtatur nga CNN – https://edition.cnn.com/2025/06/27/europe/norway-police-royals-rape-charges-intl