Kreu Drejtësi Ish-Presidenti Ilir Meta, mbetet në burg përgjatë verës 2025.

Ish-Presidenti Ilir Meta, mbetet në burg përgjatë verës 2025.

Në Shqipëri, Gjykata e Posaҫme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të lërë në fuqi (qëndrim në burg) masën e arrestit që kishte vendosur shkalla e parë e gjykimit, në një nga proceset më të bujshme që ka në hetim prokuroria speciale (SPAK) ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë.

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është “bujtësi” me peshë më të madhe në sistemin penitenciar shqiptar. Në burgun që mban numrin 313, Ilir Meta, qëndron në kushte izolimi që prej arrestimit të tij në 21 tetor 2024. Një tjetër i burgosur me peshë për nga pozicioni zyrtar, është Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, post të cilin e mban akoma edhe pse është i burgosur dhe në hetim nga prokuroria speciale (SPAK).

Ilir Meta ka ndërruar statusin martesor, para se të arrestohej, duke u divorcuar nga Monika Kryemadhi, bashkëshortja me të cilën ka kaluar 27 vite martesë dhe kanë sjellë në jetë tre fëmijë.

Ish-presidenti Meta, po hetohet në gjendje të izoluar, për dyshime që lidhen me procedura të lobimit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), kur ai mbante pozicionin e kryetarit të kësaj partie, si dhe për vepra të tjera penale që lidhen me “pastrim parash” dhe “korrupsion”.

Rikonfirmimi nga Gjykata e Posaҫme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i izolimit në burg të ish-presidentit Meta, shuan shpresat e tij, për të kaluar në liri këtë sezon të nxehtë veror.