Kreu Newsbuf “Avokat i Popullit”: Festa pa mandat e një institucioni pa kokë

“Avokat i Popullit”: Festa pa mandat e një institucioni pa kokë

Nga Bufiim.com

Dje, në Pallatin e Brigadave, u festua 25-vjetori i Avokatit të Popullit. Në oborrin festiv kishte ndёrkombёtarë, zyrtarë të lartë të shtetit – përfshi edhe Kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali. Kjo e fundit mbajti njё fjalim solemn pёrmbyllёs, ku vendosej nё piedestal roli i Ombudsmanit nё Shqipёri. Roli i kёtij institucioni në “integrimin evropian” dhe “mbrojtjen e të drejtave të njeriut” u theksua nga tё gjithё folёsit qё pёrshёndetёn, e qё si pёr ironi ishin pikërisht ata, bashkëautorët e asaj që për tre vite vazhdon të jetë një shkelje spektakolare e Kushtetutës.

Pse nuk kemi Avokat Populli nё Shqipёri?

Në 22 maj 2017,në kuadër të një marrëveshjeje politike mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, u zgjodh Avokate e Popullit znj. Erinda Ballanca. Në atë kohë, ajo mori besimin e Kuvendit për një mandat pesëvjeçar, siç e përcakton Neni 61 i Kushtetutës: “Avokati i Popullit zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë prej 5 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.”

Pesë vite kaluan, dhe çorba juridike – politike shqiptare u servir pёrsёri nё tavolinё: pa rizgjedhje dhe pa zëvendësim, znj. Ballanca vazhdoi të mbajë postin edhe përtej mandatit. Ashtu si rasti special “Ardian Dvorani”, i cili u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2005 pёr njё mandat 9-vjeçar qё përfundoi në vitin 2014. Megjithatë, Dvorani vazhdoi ta ushtronte detyrën në pritje të zëvendësimit edhe për 6 vite të tjera.

E njёjta pёrsёritet me Ombudsmanin: Prej majit 2022 – pra për më shumë se tre vite – Shqipëria është pa një Avokat të Popullit të zgjedhur siç e kërkon Kushtetuta. Institucioni funksionon në një vakum kushtetues, i toleruar hapur nga politika dhe i heshtur nga vetë institucionet që supozohet ta garantojnë ligjshmërinë.

Kushtetuta, nё Nenin 61, paragrafi i dytë thotё se: “Avokati i Popullit mund të jetë çdo shtetas shqiptar, me arsim të lartë, me njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit.” Si është e mundur që në tre vite nuk u gjet asnjë jurist shqiptar që plotëson këtë përshkrim? Apo është më komode për politikën që institucioni të mbetet “në pritje”, i zgjatur në mandat, për aq kohë sa askush nuk e tund sistemin?

Nëse pazaret politike po pengojnë zgjedhjen e një emri të ri, pasojat i vuajnë qytetarët. Dje, ashtu si sot, ata kishin nevojë për një Avokat të Popullit që funksionon realisht, me mandat – për t’u përballur me dhunën policore, abuzimet e pushtetit vendor, shkeljet në sistemin e drejtësisë, problemet në spitale, shkolla, burgje, strehat sociale apo me shpronësimet pa proces të rregullt. Por Ombudsmani ynё ёshtё nё njё mandat tё tejkaluar “lufte”, si Zelensky nё Ukrainё.

Nё festёn e djeshme pёrvjetor asnjё nga ata qё uruan nuk thanё tё vёrtetёn, qё: Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ekziston për të plotësuar faqet e raporteve që i serviren Bashkimit Europian, por qëllimi i tij është të mbrojë qytetarin përballë padrejtësive që vijnë nga vetë shteti. Dhe sot, kjo mbrojtje është e paralizuar, e pamandatuar.

Në vend që 25-vjetori i Avokatit tё Popullit të festohej mes atyre dhjetra qytetarëve që kërkuan mbrojtje në këtë institucion dhe nuk e gjetёn, kjo datё u përkujtua brenda njё aktiviteti dhe pritjeje luksoze, ku rivalizonin me urime, kostume, kёpucё, fustane dhe bizhuteri, ata qё e lanё Ombudsmanin e Shqipёrisё pa kokё.

Shembulli klasik i talljes publike me ligjin dhe qytetarin ishte festa pёr 25-vjetorin e Avokatit të Popullit. Një tallje që nuk ndodhi në heshtje, por nën dritat e skenës sё dekoruar nga njё “prokurim publik”, nё praninё e ndёrkombёtarёve dhe me foninё e qartё tё fjalimeve emocionuese për “shtet të së drejtës”.

Pёrzgjedhja e fjalёve, bizhuve dhe fustanit tё znj. Elisa Spiropali ishte emocionuese, ndёrkohё qё shteti shqiptar nuk zgjodhi dot pёr tre vite një Avokat Populli, që t’i përgjigjej 25-vjetorit tё krijimit tё kёtij institucioni, ashtu si halleve reale të popullit shqiptar.