Kreu Drejtësi Avokati bamirës Jon Miller

Avokati bamirës Jon Miller

Avokati amerikan Jon Miller nuk mund të ngatërrohet për shkak të çizmeve të tij dhe tarifës pothuajse dhuratë që vendos për klientët e tij. Ai udhëton mijëra kilometra nga një sallë gjyqi në tjetrën për t’iu gjendur klientëve që nuk kanë mundësi të përballojnë një avokat me pagesë tregu.

Avokati Miller iu merr klientëve të tij kriminelë (hajdutё, vrasës) aq sa avokatët e tjerë paguhen për një orë – 200 dollarë.

Me mbi 20 vjet përvojë dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm për drejtësinë, ai ka fituar reputacionin si “avokati i të pambrojturve” në shtetin e New Mexico-s.