Kreu Pikante Venecia midis shkëlqimit dhe protestave: dasma e Bezos ndez debate

Venecia midis shkëlqimit dhe protestave: dasma e Bezos ndez debate

Venecia po përgatitet për “dasmën e shekullit” – kur Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez do të kurorëzohen me një ceremoni luksoze, të planifikuar të zgjasë tre ditë, me rreth 200 të ftuar elitë . Por, mes shkëlqimit dhe prestigjit, qyteti është i ndarë.

Një grup protestuessh, i quajtur “No space for Bezos”, ka ngjitur banera në urën Rialto dhe ka paralajmëruar bllokime nëpër kanale, duke thënë se Venecia po shndërrohet në park argëtimi për super të pasurit.

Tommaso Cacciari, një nga udhëheqësit e protestës, akuzon Bezosin se mendon që mund të “zaptojë qytetin për festën personale” .

Në anën tjetër, bashkia dhe qeveria rajonale pohojnë se zhvillimi i dasmës është një mundësi ekonomike – nga dekorimet me lule, deri te varkat dhe hotelet, pa harruar prodhuesit vendorë që do të furnizojnë 80% të shërbimeve për ceremoninë- një ndihmë e mirëpritur për ekonominë lokale.

Ndërkohë që dasma madhështore po afrohet, Venecia mbetet mes dy realiteteve: festës për VIP-at dhe shqetësimeve të banorëve për fatin e qytetit të tyre.