
Opal Suchata Chuangsri nga Tajlanda është kurorëzuar Miss World 2025, në një ceremoni madhështore të mbajtur të shtunën në qytetin Hyderabad të Indisë, ku këtë vit u zhvillua edicioni i 72-të i këtij konkursi ndërkombëtar bukurie.
Chuangsri triumfoi mes 108 konkurrenteve nga mbarë bota, duke fituar zemrat e jurisë dhe të publikut. Në vendin e dytë u rendit Hasset Dereje Admassu nga Etiopia, e cila u shpall si finalistja e parë.
Kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Krystyna Pyszková, në një moment emocionues që simbolizoi vazhdimësinë e këtij kompeticioni ikonik që promovon jo vetëm bukurinë e jashtme, por edhe inteligjencën dhe ndikimin shoqëror të grave.
Eventi u drejtua nga Stephanie del Valle, Miss World 2016, dhe prezantuesi indian Sachiin Kumbhar, ndërsa India ishte sërish vendi pritës për të dytin vit radhazi.
Kandidatja vendase Nandini Gupta, e cila përfaqësonte Indinë, arriti të kualifikohej deri në top 20, por nuk mundi të siguronte një vend në finalen e ngushtë.
India është një ndër vendet me më shumë kurora në këtë garё – gjashtë femra indiane janë shpallur Miss World ndër vite, përfshirë emra të njohur si Aishwarya Rai (1994) dhe Priyanka Chopra (2000).
Ky artikull është bazuar në raportimin e CNN.