Presidenti Donald Trump deklaroi se, do të lejojë dy javë që diplomacia të negociojë, përpara se të vendosë nëse do të nisë një sulm amerikan në Iran në ndihmë të Izraelit.
Kjo deklaratë vjen në një pikë të nxehtë të luftimeve të ditës së gjashtë mes Izraelit dhe Iranit. Në të njëjtën kohë kur Izraeli bombardoi disa objekte ushtarake në pika të ndryshme të Iranit, ky i fundit hodhi raketa në një spital të madh në jug të Izraelit. Sipas iranianëve, shënjestra ishte një park teknologjik aty pranë që përdorej nga ushtria izraelite.
Teherani, kryeqyteti i Iranit, sipas reporterëve të paktë në terren, është kthyer në një qytet “fantazëm” pasi shumë banorë janë larguar nga zonat e banuara dhe të tjerët nuk dalin të bëjnë një aktivitet normal nga frika e bombardimeve.
Në këtë situatë prag lufte të III-tё Botërore, Presidenti Trump po peshon opsionet e ShBA-ve, duke i dhënë një shans më tepër dyjavor diplomacisë.
Duhet theksuar se, ushtria amerikane operon me të paktën 27 baza ushtarake në rajonin e Lindjes së Mesme, apo si njihet ndryshe edhe si Azia Perëndimore. Të paktën 12 prej këtyre bazave ushtarake, janë përdorur vazhdimisht për 15 vitet e fundit, pa llogaritur fuqinë ushtarake që ShBA e transporton me aeroplanmbajtëset e saj, të cilat kanë filluar të lundrojnë për t’u dislokuar pranë zonës së luftës.