Kreu Newsbuf Numërimi i votave në Tiranë, në ditën e dytë – pak ndryshime...

Numërimi i votave në Tiranë, në ditën e dytë – pak ndryshime në rezultatet paraprake

Procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës ka hyrë në ditën e dytë, duke përfshirë deri tani rreth 170 nga gjithsej 1 282 kuti votimi. Verifikimet e deritanishne kanë treguar ndryshime të vogla në rezultatet fillestare, kryesisht për shkak të gabimeve njerëzore gjatë numërimit të parë.

Ne 85 kutitë e rinumëruara në zonën e Kamzës janë konstatuar vetëm korrigjime të vogla në numrin e votave për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë. Partitë më të mëdha kanë humbur një numër të kufizuar votash të cilat ishin regjistruar gabimisht, ndërkohë që subjekte të tjera kanë pasur shtesa ose mungesa të papërfillshme votash.

Procesi i rinumërimit po zhvillohet deri në këto momente pa incidente. Përfaqësues të partive politike janë të pranishëm në ambientet ku po bëhet rinumërimi, duke monitoruar çdo hap të procedurës.