Kreu Pikante Ferri i grave është pleqëria

Ferri i grave është pleqëria

Kjo është një thënie e moralistit francez François de La Rochefoucauld, e shkruar në vitin e largët 1671.

Amerikania 113 vjeçare Louise Signore ka lindur më 31 korrik 1912. Në një intervistë të disa viteve më parë, ajo foli për jetëgjatësinë e saj: “Unë mendoj se sekreti është që kurrë nuk u martova.

Rinia dhe pleqëria janë dy antipode që godasin më shumë gratë, pasi janë të rralla ato që e mbajnë të konservuar jetën në një kuti tualeti 100 vjeçare. Dhe pleqërisë ato i kundërvihen me tradhti.

Femrat tradhtojnë për arsye të ndryshme, por më e rëndësishmja është “pleqëria”.

Një studim i kohëve të fundit, tregon se mosha 55 vjeçare është piku i pabesisë femërore dhe stadi moshor që gruaja lufton me “pleqërinë”. Kjo është mosha kur një grua arrin kulmin e akteve të tradhtisë në çift.

Gruaja, sipas shkencës evolucionare, shtyhet të bëjë seks për nevojën primare të riprodhimit. Kjo do të thotë se mosha që një grua ka më shumë gjasa të tradhtojë është mosha e re. Por, ndodh e kundërta, kur ajo humbet shanset e riprodhimit dhe e kupton përmes trupit të saj se s’mund të ketë një fëmijë, automatikisht gruaja mbërrin “pikun e tradhtisë”.

Humbja e vazhdueshme e vëmendjes mashkullore që fillon të theksohet pas moshës 50 vjeç, është një tjetër “ferr” që e bën gruan tradhtare të ndërgjegjshme dhe armike të përbetuar të “pleqërisë” së saj.