12–16 nëntor 2025
Nga e marta deri të dielën, Pallati i Kongreseve do të mbushet me libra, lexues dhe histori. Panairi i 28-të i Librit rikthehet në Tiranë, duke sjellë me vete botues, autorë dhe dashamirës të leximit nga i gjithë vendi dhe më gjerë.
Gjatë pesë ditëve të Panairit, vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në promovime librash, takime me shkrimtarë, nënshkrime autografësh, si dhe aktivitete letrare që e bëjnë këtë ngjarje një nga më të rëndësishmet në kalendarin kulturor të vitit.
Në stendat e botuesve do të gjenden botime të reja, libra të përkthyer, çmime promocionale dhe shumë surpriza për lexuesit e të gjitha moshave.
Panairi i Librit mbetet një rast i veçantë për të takur autorin e preferuar, për të zbuluar libra të rinj, dhe për të kujtuar pse leximi vazhdon të jetë një prej kënaqësive më të bukura që mund të përjetojmë.









