Kreu Pikante Akuza për tradhti: Jennifer Lopez sulmohet nga bashkëshorti i parë — “Ajo...

Akuza për tradhti: Jennifer Lopez sulmohet nga bashkëshorti i parë — “Ajo nuk e mbante dot për martesë”

Një debat i ri ka qёnё nё qendёr tё botës sё showbiz-it amerikan. Jennifer Lopez, një nga emrat më të njohur të muzikës dhe kinemasë, është vënë sërish në qendër të kritikave – këtë herë nga burri i saj i parë, Ojani Noa, i cili e akuzon për tradhti dhe mungesë sinqeriteti në marrëdhënie.

Gjithçka nisi pas një interviste të Lopez me moderatorin amerikan Howard Stern, ku ajo deklaroi se “nuk është ndjerë kurrë e dashuruar vërtet” dhe se “asnjë prej ish-bashkëshortëve nuk ka qenë i aftë të dojë vërtet”.

Këto fjalë ndezën menjëherë reagimin e Ojanit, 51 vjeç, qё u martua me Lopez në vitin 1997, për t’u divorcuar vetëm një vit më pas.

Në një reagim publik që është bërë viral në rrjetet sociale, Ojani Noa shprehet me tone të ashpra: “Mjaft u viktimizove. Mjaft na përgojove. Problemi nuk jemi ne, as unë. Problemi je ti. Ti ishe ajo që nuk e mbante dot për martesë. Nuk ishe as besnike, as e qëndrueshme.

Ai kujton se gjatë martesës së tyre kishte bërë gjithçka për ta mbështetur Jenniferin në fillimet e saj artistike: “Unë u shpërngula nga Florida në Los Angeles për ty. Doja të të ndihmoja dhe të të mbroja. Isha i ndershëm, i përkushtuar, nuk të tradhtova kurrë. Nuk të gënjeva. Por ti nuk e vlerësove kurrë. Ishte e pamundur të ndërtoje diçka me ty.”

Ojani ka hedhur edhe akuza më të rënda, duke pretenduar se Jennifer Lopez “nuk ishte kurrë besnike” dhe “nuk dinte çfarë kërkonte nga jeta”. Ai shkruan se ajo “ka qenë e dashuruar vetëm me imazhin e saj” dhe se “çdo lidhje që ajo ka pasur ka qenë një skenë tjetër për publikun”.

Jennifer Lopez, e cila sot është në qendër të vëmendjes pas ndarjes së përfolur nga Ben Affleck, nuk ka reaguar ndaj akuzave të ish-bashkëshortit. Në media, megjithatë, shumë zëra po e cilësojnë reagimin e Ojanit si “hakmarrje emocionale” ndaj një figure që ka qenë gjithmonë në dritën e kamerave.

Jennifer Lopez është martuar katër herë – me Ojani Noa, Cris Judd, Marc Anthony dhe së fundmi me Ben Affleck – ndërsa ndër vite ka pasur lidhje të bujshme me figura të njohura si Sean “Diddy” Combs dhe Alex Rodriguez. Por duket se e kaluara vazhdon ta ndjekë edhe sot, ndërsa ish-burri i parë e përshkruan si “një grua që s’ka ditur kurrë çfarë do në dashuri”.

Në rrjetet sociale, fansat janë ndarë mes mbrojtjes dhe kritikës: disa thonë se J-Lo ka të drejtë kur thotë se nuk është dashur kurrë siç meriton, ndërsa të tjerë e quajnë deklaratën e saj fyese dhe arrogante ndaj njerëzve që kanë qenë pjesë e jetës së saj.

Një gjë është e sigurt: edhe pse kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga divorci i tyre, marrëdhënia mes Jennifer Lopez dhe Ojani Noa mbetet një plagë e hapur – një histori dashurie që duket se ende nuk ka gjetur paqen.

Burimi: The Sun, Mirror UK