Kreu Pikante Nga “krahët” e pushtetit te ato të Ketit: ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau...

Nga “krahët” e pushtetit te ato të Ketit: ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau kapet “mat” me Katy Perry

Në një zhvillim që ka bërë xhiron e mediave rozë, ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe këngëtarja e njohur Katy Perry janë parë duke shkëmbyer puthje pasionante në jahtin e saj luksoz, duke konfirmuar kështu thashethemet për një lidhje që po ziente prej muajsh.

Sipas “The Sun”, çifti është në kontakt të vazhdueshëm që nga vera, edhe pse Perry ndodhet në turneun e saj botëror. Një burim pranë këngëtares ka treguar se “ata janë gjithmonë në kontakt, FaceTime çdo ditë dhe shkëmbejnë mesazhe vazhdimisht.

Dyshimet për një romancë nisën në korrik, kur 40-vjeçarja Perry dhe 53-vjeçari Trudeau u panë duke darkuar në restorantin luksoz Le Violon në Montreal, Kanada. Vetëm një muaj më parë, këngëtarja kishte konfirmuar ndarjen nga aktori britanik Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove.

Burime të afërta me çiftin thanë se “Trudeau është disi i habitur që një yll si Katy interesohet për të, ndërsa ajo ndihet e nderuar që një politikan i respektuar e kërkon.

Foto të publikuara së fundmi tregojnë dyshen në jahtin Caravelle 78ft pranë Santa Barbarës, në Kaliforni. Në pamjet e kapura nga një turist, shihet Trudeau pa këmishë, duke e përqafuar këngëtaren, teksa një tatuazh në krah e bëri të lehtë identifikimin e tij.

Kujtojmë se Trudeau u divorcua në vitin 2023 dhe u tërhoq nga politika në fillim të këtij viti, ndërsa Perry, pas martesës me komedianin Russell Brand, e cila përfundoi në 2011, kishte nisur lidhjen me Bloom në 2016 dhe u fejuan në 2019.

Ndërsa lidhja e re e çiftit po bëhet publike, Katy vazhdon turneun e saj global Lifetimes Tour, me ndalesën e radhës në O2 Arena të Londrës. Dhe mesa duket, pas skenës e dritave, ajo ka gjetur një “melodi të re dashurie” – këtë herë, në krahët e një ish-lideri botëror.

Burimi: The Sun