Kreu Drejtësi Arresti “me burg” për Ilir Metën mbetet në fuqi — Gjykata e...

Arresti “me burg” për Ilir Metën mbetet në fuqi — Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën

Sot, në seancën e zhvilluar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, u shpall vendimi në çështjen penale nr. 256 akti, regjistrim 04.11.2025, ku Ilir Meta kishte ankuar vendimin nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt “shuarjen e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’”. Gjykata e Apelit doli me njoftim për vendimarrjen e saj, duke miratuar vendimin e shkallës së parë dhe duke lënë në fuqi masën e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj Metës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se kjo masë do të vijojë të zbatohet në fuqi, pasi gjykata ka vlerësuar se nuk janë paraqitur rrethana të reja që të justifikojnë një masë më të butë, ndërkohë që ekziston rreziku i mundshëm për ndikim në provat dhe dëshmitarët në hetim.

Ish-Presidenti Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale si “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “mosdeklarim/fshehje e pasurisë”.

Në arsyetimin e gjykatës është shpjeguar se në këtë fazë të procedimit ka konsolidim të akuzave, provat janë në proces të përgatitjes për gjykim dhe ekziston rreziku që i pandehuri, për shkak të pozicionit të tij politik dhe institucional, të ndikojë në marrjen ose vërtetësinë e provave.