Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zall Bastar, në afërsi të Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, rreth orës 14:10, automjeti me të cilin po udhëtonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç, dhe B. H., 50 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.
Fatkeqësisht, për pasojë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në mjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.








