Në Dubai asgjë nuk është e zakonshme – madje as akullorja! Imagjinoni të paguani 817 dollarë vetëm për një top të vogël akulloreje. Po, e lexuat mirë! Kjo ëmbëlsirë quhet “Black Diamond”, dhe është ndoshta akullorja më e shtrenjtë në botë.
Kjo nuk është një akullore e zakonshme. “Black Diamond” përgatitet me vanilje të rrallë nga Madagaskari, shafran të pastër, tartuf dhe –fleta ari 23 karatësh, të cilat mund t’i hash! Po, është një akullore që shkëlqen në kuptimin e plotë të fjalës.
Dhe luksit nuk i mungon as shërbimi: ajo serviret në një tas Versace, me lugë Versace, që pasi e përfundon akulloren, mund t’i marrësh me vete në shtëpi. Pse jo? Në fund të fundit, për 817 dollarë diçka duhet të marrësh me vete si kujtim!
Nëse je në Dubai dhe ke dëshirë të “çmendesh” pak, kjo është ndoshta akullorja më e paharrueshme që do të hash ndonjëherë – një përzierje mes shijes, luksit dhe çmendurisë që vetëm ky qytet mund ta ofrojë.










