Kombëtarja shqiptare vazhdon lojën e bukur, duke fituar 4-2 ndaj Jordanisë në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”. Pas golit të avantazhit nga miqtë, kuqezinjtë përmbysën rezultatin me një paraqitje bindëse.
Autogoli i Abualnadi barazoi shifrat, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Broja, Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami për “pokerin” kuqezi. Broja u dallua me gol dhe asist, ndërsa Hysaj vendosi rekord me 94 ndeshje për Kombëtaren.
Një tjetër fitore e rëndësishme për Shqipërinë e Sylvinhos, që do të vijojë rrugëtimin drejt Botërorit 2026 me ndeshjet e nëntorit kundër Andorrës dhe Anglisë.









