Kreu Rreth Globit Trump niset për në Izrael e Egjipt — me “çadrën e prishur”,...

Trump niset për në Izrael e Egjipt — me “çadrën e prishur”, por me shumë entuziazëm për paqen!

Presidenti amerikan Donald Trump është nisur sot drejt Izraelit dhe Egjiptit, në atë që e quajti “një udhëtim shumë të veçantë”, ndërsa po përgatitet të marrë pjesë në ceremoninë e ndalimit të luftës në Gaza dhe lirimit të pengjeve.

Trump, i cili sapo kishte deklaruar me plot vetëbesim se “lufta ka mbaruar”, u pa duke biseduar me gazetarët në bazën ajrore Joint Base Andrews, përpara se të hipte në Air Force One. Ndërkohë, mediat amerikane vërejnë me humor se, pavarësisht optimizmit, “çadra diplomatike” e Trump shpesh ka pasur vrima — dhe kjo vizitë do të tregojë nëse mund t’i mbajë vërtet bashkë të gjitha palët në Lindjen e Mesme.

Të hënën në mëngjes pritet që 20 pengjet e fundit izraelite të lirohen, ndërsa Izraeli paralajmëron se jo të gjithë të zhdukurit mund të kthehen. Trump planifikon të takohet personalisht me të liruarit dhe më pas të udhëtojë drejt Sharm el-Sheikh për samitin e paqes ku pritet edhe pjesëmarrja e kryeministrit kanadez Mark Carney.

Një udhëtim që Trump e quan “special” — por shumëkush në Uashington e sheh si testin më të madh të “çadrës së tij të paqes” në një rajon ku stuhitë nuk mungojnë kurrë.