Presidentja e Kosovёs Vjosa Osmani mandatoi kandidatin e LVV pёr kryeministёr, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pas njё kalvari tё gjatё disamujor, pёr konstituimin e qeverisё nё Kosovё, kalvar qё theu rekorde tё padёgjuara mё parё, pёr procedura parlamentare, Presidentja e Kosovës, Osmani, nënshkroi Dekretin për formimin e Qeverisë nga “fituesi” zgjedhor, Albin Kurti.
Partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje (LV), e cila fitoi numrin më të madh të mandateve në Kuvend, me 9 shkurt të këtij viti, zgjodhi pёr kryeministёr, kryetarin e saj Albin Kurti, i cili ka detyrё qё pёr 15 ditё, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë sё re për miratim.









