Kreu Rreth Globit Izrael-Hamas: Dakordёsohet faza e parë e armëpushimit, nis tё hёnёn lirimi i...

Izrael-Hamas: Dakordёsohet faza e parë e armëpushimit, nis tё hёnёn lirimi i disa pengjeve

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për fazën e parë të armëpushimit, që parashikon lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelite që ndodhen në Gaza dhe tërheqjen e forcave ushtarake izraelite deri në një vijë të dakordёsuar. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA-ja dhe përfshin ndërmjetësinë e Katarit, Egjiptit dhe Turqisë.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se lirimi i pengjeve pritet të fillojë të hënën, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshkroi marrëveshjen si një fitore morale dhe diplomatike. Nga ana tjetër, Hamasi u shpreh mirënjohës ndaj ndërmjetësve dhe u shpreh i gatshëm të respektojë marrëveshjen në këtë fazë.

Megjithatë, marrëveshja nuk zgjidh ende çështje kyçe si çarmatimi i Hamasi, administrimi i Gazës dhe garancitë për zbatimin e armëpushimit. Analistët paralajmërojnë se pa një mekanizëm të fortë monitorimi dhe vazhdimësi diplomatike, marrëveshja mund të mbetet e brishtë.

Në Gaza dhe në Izrael, reagimi ishte i përzjerë: familjet e pengjeve dhe qytetarёt shprehën shpresë, ndërsa ndërkombëtarët u shprehёn se do tё vëzhgoojnё me kujdes çdo hap të fazës së zbatimit të marrëveshjes.