Kreu Pikante Si gënjeu për të hyrë në Yale — dhe si u zbulua...

Si gënjeu për të hyrë në Yale — dhe si u zbulua mashtrimi i kinezes “Katherina Lynn”

Një histori befasuese po trondit komunitetin akademik: vajza që përdori emër të rremë, nxori dokumente false dhe arriti të hyjë në Yale, për t’u përjashtuar sapo të ulej në kampus. Ajo është Katherina Lynn, studente që u pezullua me akuzën e mashtrimit në aplikimin pranues. Ajo rrëfen se është rritur në familje kineze në veri të Kalifornisë, dhe se emri i saj origjinal i krijonte komplekse aq të forta, sa vendosi të ndërrojë identitet për të krijuar një rrugë drejt suksesit akademik që ndjehej i pamundur me kushte “të zakonshme”.

Lynn tregon se, me përpjekje intensive dhe pa asistencë profesionale, nisi të falsifikojë transkripte shkollore, dokumente financiare dhe letra rekomandimi. Ajo thotë se më shumë se një vit punoi fshehurazi për të ndërtuar historinë e saj të gënjeshtërt akademike. Një pjesë thelbësore e skemës ishte një deklaratё ku pretendonte se jetonte në një qytet në North Dakota — një detaj që e përforconte narrativёn e “studentes amerikane provinciale” dhe zvogëlonte dyshimet. Si pjesë tё procesit ajo përdori programin Adobe për të manipuluar dokumente zyrtare dhe krijoi letra rekomandimi me emra që nuk ekzistonin.

Megjithatë, pas vetëm një muaji që ajo është identifikuar si “Katherina Lynn”, universiteti dha vendimin për të pezulluar pranimin e saj. Autoritetet e Yale thanë se aplikacioni përmbante të dhëna false dhe se besohet se ajo kishte bёrё “mashtrim të rëndë” në procesin e pranimit.

Rasti i Lynn, gjithashtu hedh dritё mbi probleme më të gjera me sistemin e pranimeve në universitete prestigjioze. Ky rast i aplikimit me tё dhёna tё rreme, nuk ёshtё njё rast i izoluar dhe ёshtё rikthyer nё vёmendje në epokën e konkurrencës ekstreme për vende të kufizuara në kolegje elitare.

Megjithatё, ajo që e bën këtë histori unike është jo vetëm niveli i planifikimit e përkushtimit që Lynn shfaqi për të gënjyer sistemin, por edhe fakti që u zbulua relativisht shpejt.