Gjatë një konferencë për shtyp në Festivalin e Filmit San Sebastián në Spanjë, Angelina Jolie u shpreh me shqetësim lidhur me situatën e lirisë dhe të drejtës për të folur në Shtetet e Bashkuara, duke thënë: “E dua vendin tim, por në këtë moment nuk e njoh”.
Ajo theksoi se çdo veprim që kufizon shprehjen personale dhe lirinë e individit është i rrezikshëm, dhe bëri thirrje për kujdes ndaj fjalëve dhe qëndrimeve publike në këto kohë “shumë, shumë të rënda.”
Komentet e saj vijnë pas pezullimit live të programit të Jimmy Kimmel nga kanali televiziv ABC, një vendim i cili nxiti debate të ashpra mbi censurën dhe lirinë e artit në SHBA.
Jolie, e cila ka jetuar përherë me një perspektivë ndërkombëtare dhe e ka konsideruar veten si qytetare globale, tha se kur cenohen kufijtë e shprehjes dhe identitetit, lindin pasoja serioze për çdo shoqëri.
Në një kohë kur shtohen shqetësimet për tendencat autoritare dhe presionet ndaj mediave dhe artistëve, aktorja zgjodhi të mos heshtë – dhe me zë të fuqishëm përkrahu lirinë e shprehjes dhe nevojën për mbrojtje të lirive themelore.