Një zjarr i përhapur prej disa ditësh në zonën e Finiqit është afruar rrezikshëm pranë burimit natyror të njohur si Syri i Kaltër, në pjesën jugore të Shqipërisë.
Zona po kërcënohet seriozisht nga flakët. Shumë turistë u evakuan me urgjencë. Në zonë ndodheshin rreth 100 automjete të parkuara në momentin kur zjarri nisi të afrohej.
Forcat zjarrfikëse nga MZSH Finiq po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe temperaturave të larta, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se pa ndërhyrje ajrore të specializuar, ndalimi i flakëve do të jetë i pamundur.
Syri i Kaltër, i cili furnizon Bistricën me ujë dhe derdhet në Detin Jon, është pjesë e një zone të mbrojtur si Park Natyror që përfshin rreth 293 hektarë pyje dhe gjelbërim përreth. Uji i kristaltë dhe fluksi intensiv, i klasifikuar në rreth 18 400 l/sek, e bëjnë këtë një nga thesaret natyrore më të rëndësishme të vendit.
Autoritetet lokale dhe ekipet emergjente po punojnë për ndërhyrje ajrore dhe monitorim të vazhdueshëm për mbrojtjen e monumentit të natyrës dhe rikthimin e sigurisë në zonë.