Kreu Newsbuf Turistja çeke mbytet në Qerret – rriten rastet tragjike këtë sezon veror

Turistja çeke mbytet në Qerret – rriten rastet tragjike këtë sezon veror

Foto ilustruese

Një turiste 42-vjeçare nga Çekia ka humbur jetën tragjikisht teksa po lahej në detin e Qerretit, në Kavajë. Ngjarja ndodhi të dielën në orët e pasdites, ndërsa viktima ndodhej për pushime në Shqipëri. Sipas të dhënave paraprake nga Policia, ajo është nxjerrë nga uji pa shenja jete dhe është transportuar menjëherë drejt morgut të spitalit.

Rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë sqaruar ende dhe hetimet janë në vijim.

Ky rast i rëndë vjen në një sezon veror që po shënon një numër në rritje incidentesh tragjike me turistë të huaj në vendin tonë. Ndërsa fluksi turistik rritet, gjithnjë e më shpesh raportohen humbje jete në rrethana të ndryshme gjatë pushimeve – një zhvillim që ka shqetësuar publikun dhe ka nxitur diskutime për sigurinë në zonat turistike.