Kreu Drejtësi Lista e Epstien-it të vdekur – trondit pushtetin e Trump

Lista e Epstien-it të vdekur – trondit pushtetin e Trump

Epstein që u vetëvra në burg, mori me vete sekretet e nxehta dhe perverse të një pjese të lartë të shoqërisë amerikane. Por duket se ka lënë shënime…

Sipas një raporti të publikuar më 7 korrik 2025, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja konfirmuan se: nuk ekziston ndonjë “listë klientësh” të Epsteinit, dhe vdekja e tij në gusht 2019 u kategorizua si vetëvrasje – jo vrasje.

Kryeprokurorja amerikane Pam Bondi ndodhet në qendër të një stuhie politike që nuk po zbutet. Që nga publikimi i dosjeve të shumëpritura mbi rastin Epstein, ajo është kritikuar ashpër nga të dyja krahët e politikës. Dokumentet qё dolën të jenë të mbushura me redaktime dhe tё censuruara, çka bëri shumë analistë t’i quajnë një farsë – një teatër politik pa substancë. Kritikët nga e majta i cilësuan si mbulim i së vërtetës, ndërsa nga e djathta, shumë mbështetës të vijës së ashpër konservatore u ndjenë të tradhtuar.

Brenda kampit MAGA (Make America Great Again), figurat e zëshme si Charlie Kirk dhe Dinesh D’Souza njoftuan se do të ndalonin së foluri publikisht për Epstein-in – një tërheqje e papritur që ngriti pikëpyetje. Megjithatë, ata lanë të kuptohej se “informacioni i vërtetë” mund të dalë në dritë në një moment tjetër, duke ndezur edhe më shumë dyshime për një fshehje të qëllimshme.

Ndërkohë, tensionet në administratën Trump kanë marrë formë konkrete. Një përplasje e fortë brenda zyrave më të larta u zhvillua mes Bondit dhe zëvendësdrejtorit të FBI-së, Dan Bongino. Ky i fundit, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me krahun konservator, raportohet se kishte ofruar dorëheqjen – por më pas u kthye në detyrë. Ky episod nxori në pah krisjet e brendshme që po e përpijnë administratën e Trumpit në një moment tejet delikat.

Nga ana tjetër e skenës politike, demokratët po përpiqen të marrin kontrollin e narrativës. Deputetët Ro Khanna dhe Marc Veasey kanë propozuar rezoluta që kërkojnë publikimin e plotë të të gjitha dokumenteve lidhur me Epstein-in. Megjithëse republikanët i kanë bllokuar përpjekjet, thirrjet për transparencë po marrin gjithnjë e më shumë jehonë – edhe në rradhët e publikut konservator.

Në mes të këtij zjarri politik ndodhet vetë Donald Trump. I njohur për vite të tëra si nxitës i teorive konspirative rreth “deep state”, tani po përballet me një ironi të hidhur: mbështetësit e tij më besnikë kërkojnë përgjigje – por nuk po i marrin nga ai. Përpjekjet e Trumpit për të shmangur temën dhe për të orientuar vëmendjen diku tjetër nuk kanë funksionuar si më parë. Në vend të heshtjes, është ngjallur një zë i ri brenda bazës së tij – një zë që kërkon të vërtetën, dhe që mund të përçajë seriozisht fushatën e tij në muajt që vijnë.

Pёrshtatur nё shqip nga CNN, https://edition.cnn.com/2025/07/15/politics/epstein-conspiracy-bondi-trump-analysis