A mund të mësojmë Inteligjencën Artificiale të sillet ndryshe nga ne?
Historiani dhe mendimtari i njohur, Yuval Noah Harari, sjell një reflektim tronditës për mënyrën se si Inteligjenca Artificiale mëson nga njerëzit dhe çfarë rreziku paraqet kjo për të ardhmen e shoqërisë.
Në një bisedë të zhvilluar në qershor 2025 në Londër, Harari thekson se ashtu si fëmijët që mësojnë jo nga fjalët, por nga sjelljet e prindërve të tyre, edhe Inteligjenca Artificiale mëson dhe do të kopjojë sjelljet tona – jo urdhërimet tona.
Nëse shohin njerëzit duke gënjyer, edhe AI do mësojë të gënjejë. Ne nuk mund të presim që Inteligjenca Artificiale të jetë më e mirë se vetë modeli që ne u tregojmë.
Ndiqni videon e titruar në shqip: