
Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Ky muaj vjen me shumë energji dhe dinamizëm për Dashët. Në planin profesional do të ndiheni të motivuar për të marrë iniciativa të reja, ndërsa mund të shfaqen mundësi për rritje apo ndryshim karriere. Kujdes me mënyrën si i menaxhoni paratë, pasi shpenzimet e tepruara mund t’ju vënë në vështirësi. Në dashuri, ndonjë keqkuptim i vogël mund të zgjidhet lehtë nëse tregoheni të hapur dhe të qetë.

Demi (20 Prill – 20 Maj)
Korriku është një muaj i qëndrueshëm dhe i qetë për Demat. Financat paraqiten të qëndrueshme dhe mund të mendoni për investime apo plane afatgjata. Në dashuri, marrëdhëniet harmonizohen dhe do ndiheni më të qetë emocionalisht. Do të ndjeni nevojën të përkushtoheni më shumë ndaj vetes dhe të merrni kohë për t’u relaksuar larg stresit të përditshëm.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Muaj i mbushur me lëvizje, komunikim dhe shumë aktivitete për Binjakët. Puna kërkon përqendrim, pasi mund të shfaqen mundësi të reja që nuk duhet t’i lini të kalojnë. Në dashuri mund të ketë zhvillime pozitive ose njohje të reja që do t’ju gjallërojnë. Kujdes me fjalët dhe mos u nxitoni në vendime të rëndësishme.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Gaforret ndihen më introspektive këtë muaj dhe do t’u duhet të marrin vendime të rëndësishme që lidhen me jetën personale ose familjare. Ndiheni të mbështetur nga të afërmit dhe kjo ju jep forcë për të përballuar çdo sfidë. Një lidhje e vjetër mund të rikthehet ose një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. Koha ideale për të dëgjuar zemrën tuaj.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Muaji Korrik sjell rritje personale dhe profesionale për Luanët. Do të ndiheni në qendër të vëmendjes dhe mund të korrni sukses në projekte që keni nisur më herët. Kujdes me ego-n dhe ruani ekuilibrin në marrëdhënie – jo gjithmonë duhet të keni fjalën e fundit. Një takim i papritur mund t’ju sjellë emocione të bukura.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Pas një periudhe të ngarkuar, Virgjëreshat ndihen të gatshme për t’u kthyer në rutinën e zakonshme dhe për të organizuar jetën e tyre. Ky është muaji i planifikimeve, i vendosjes së objektivave të qarta dhe i reflektimit mbi atë çfarë ka vërtet rëndësi. Kujdes me shëndetin – mos e neglizhoni pushimin dhe qetësinë që trupi juaj kërkon.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Peshoret do të ndihen më të lehtësuara këtë muaj. Në marrëdhënie, dialogu hap rrugën për pajtime dhe thellim të ndjenjave. Në aspektin profesional, bashkëpunimet janë çelësi i suksesit dhe mund të merrni lajme të mira. Një udhëtim ose një përvojë e re mund t’ju hapë mendjen dhe t’ju frymëzojë.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Korriku sjell mundësi të mira për Akrepat në aspektin financiar dhe profesional. Mund të përballeni me vendime të rëndësishme që kërkojnë qartësi dhe analizë të kujdesshme. Në dashuri, një lidhje mund të thellohet, por kujdes me kontrollin apo xhelozinë. Jepni më shumë hapësirë dhe lehtësi marrëdhënieve tuaja.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Muaji është i mbushur me energji pozitive dhe dëshirë për aventura për Shigjetarët. Lajme të mira në sferën profesionale dhe mundësi për udhëtime ose eksperienca të reja. Dashuria sjell gjallëri dhe argëtim, por është mirë të mos merrni vendime të nxituara. Korriku është muaji i guximit, por edhe i mençurisë.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Një muaj produktiv për Bricjapët që janë të vendosur të arrijnë objektivat e tyre. Do të ndiheni më të fokusuar në karrierë dhe mund të merrni një vlerësim apo përgjegjësi të re. Kujdes me shëndetin dhe stresin, pasi tendenca për t’u mbingarkuar është e lartë. Në dashuri, stabilitet dhe ndjenja të thella.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Për Ujorët, Korriku sjell zhvillime të reja në marrëdhënie dhe në sferën profesionale. Lidhjet me miq dhe bashkëpunëtorë janë të forta dhe mund të sjellin ide të reja kreative. Në dashuri, mund të ketë rikthim emocionesh ose fillime të reja që ju japin frymëzim. Koha për të ndjekur zemrën dhe intuitën.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Muaji sjell thellim ndjenjash dhe shumë energji pozitive për Peshqit. Në dashuri dhe familje do të ndiheni më të lidhur dhe të përmbushur emocionalisht. Në punë, do të ketë mundësi për rritje, por është mirë të jeni të kujdesshëm me vendimet financiare. Intuita juaj është më e fortë se kurrë – dëgjojeni.