Kreu Newsbuf Hipokrit! Nigel Farage fshikullon Edi Ramën, ashtu si dikur kryeministrin grek Tsipras

Hipokrit! Nigel Farage fshikullon Edi Ramën, ashtu si dikur kryeministrin grek Tsipras

Nigel Farage është një nga politikanët më të shquar të së djathtës britanike. Është i njohur për stilin, oratorinë dhe karakterin e veçantë bashkë me shpërthimet populiste të komunikimit publik.

Si anëtar i Parlamentit Evropian (1999 – 2020), Farage kujtohet për pasionin e tij me emërtesën “BREXIT” derisa arriti qëllimin: UK doli nga BE në vitin 2020.

Farage e vendosi në fokus të fjalimeve të tij Greqinë dhe kryeministrin e saj Alexis Tsipras, në korrik 2015, për malin e kredive të pakthyera që Greqia kishte ndaj BE: “Ka ardhur momenti që ta çoni popullin grek jashtë eurozonës me kokën lart“, – i tha ai Tsipras. Deklaratë që tronditi gjithë Parlamentin Evropian në atë kohë.

10 vite më pas, Nigel Farage godet një tjetër kryeministër ballkanik, Edi Ramën. Ai e akuzon Ramën për hipokrizi, lidhur me një intervistë të këtij të fundit dhënë për “The Guardian”, pasi Rama kritikonte ashpër qëndrimin e Britanisë pas Brexit-it dhe trajtimin e emigrantëve.

Farage fshikullon fort Ramën për marrëveshjen me Italinë për emigrantët, duke i kujtuar shqiptarët e shumtë në burgjet britanike.

Ndiqni në videon me titra, komentet e Nigel Farage pa filtra.