Kreu Art Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdojnë të ndahen…

Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdojnë të ndahen…

Një prej çifteve legjendare të Hollywood, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, do përballen për herë të fundit në sallën e gjyqit, në përmbyllje të një beteje përfundimtare gjyqësore për një kantinë franceze (Château Miraval) që e blenë në 2008.

Aktorët e famshëm zhvilluan një proces të gjatë gjyqësor prej tetë vitesh, pasi u divorcuan në 2016. Pasi ndanë përkatësinë e pasurisë së madhe, “sherri” i fundit i ka mbetur te pronësia e kantinës franceze, që Jolie ia shiti një rusi pa miratimin e Pitt.

Çifti i bujshëm i komedisë aksion, “Mr. & Mrs. Smith”, xhiroi skena pothuajse reale në filmin e vitit 2005, kur ata përveçse aktruan edhe u dashuruan në mënyrën e tyre hollywoodiane.

Një nga skenat më emblematike të këtij filmi, ka hyrë në fondin e artë të kinematografisë botërore. Të gjithë admiruan çiftin perfekt Jolie & Pitt, teksa i panë të dashuronin njëri-tjetrin me pasion, elegancë dhe plot shkëlqim. 

Befas, ata u kthyen si gjithë të zakonshmit, u bënë një kujtim…

Paradoksi i dashurisë dhe urrejtjes përfundoi në gjykatë, aty ku lufta dhe paqja për dashurinë i la vendin luftës për prona dhe para.