Kreu Rreth Globit Surprizë! Paqe? Trump njofton armëpushim mes Iranit dhe Izraelit

Surprizë! Paqe? Trump njofton armëpushim mes Iranit dhe Izraelit

Të gjithë kanë mbetur pa fjalë kur kanë lexuar Donald Trump-in mbrëmjen e së hënës.

Presidenti amerikan njoftoi nëpërmjet rrjetit të tij “Truth Social” për një armëpushim “Pa kushte dhe të plotë” mes Iranit dhe Izraelit.

Trump lajmëron botën se ky armëpushim do fillojë rreth 6 orë pas njoftimit të tij, “pasi të dyja palët të kenë përfunduar aksionet e tyre në vazhdim“. “12 orë pas njoftimit tim – lufta do ketë mbaruar” – shkruan Trump.

Asnjë prej dy shteteve në luftë nuk ka dhënë deklaratë për sa shkruan presidenti Donald Trump, me siguri.

Zyrtarisht, Irani do e fillojë armëpushimin pas 12 orësh, ndërsa Izraeli menjëherë pas 12 orëve do fillojë armëpushimin e tij që hyn në fuqi zyrtarisht në orën 24” – shkruan Trump në njoftimin mbresëlënës që nuk të lejon të bësh koment.

Bota do përshëndesë këtë armëpushim që do respektohet nga të dy shtetet në luftë. Dhe nga ky armëpushim të dy krahët do qëndrojnë në paqe dhe respekt reciprok” – e mbyll Trump postimin e tij.

Menjëherë pas këtij njoftimi, Zëvendës Presidenti JD Vance e lavdëroi Trump “për arritjen e kësaj marrëveshjeje në fije të perit“. “Tashmë Irani nuk mundet më të ndërtojë një armë atomike pasi ne ia kemi shkatërruar këtë mundësi” – shtoi JD Vance.

Pritet me shumë interes prononcimi zyrtar nga të dyja palët në luftë, Izraeli dhe Irani, ndërkohë që ato vazhdojnë sulmet reciproke luftarake kundër njëri-tjetrit në territoret përkatëse.

E marta do jetë dita që vërteton njoftimin surprizë të Presidentit Donald Trump, nëse lufta mbaroi pas 12 ditësh apo ajo do vazhdojë të shqetësojë jo vetëm rajonin e Lindjes së Mesme, por të gjithë botën.