Kreu Rreth Globit A po precipiton lufta Iran – Izrael? Khamenei kërcënon fort

A po precipiton lufta Iran – Izrael? Khamenei kërcënon fort

Udhëheqësi suprem i Iranit, kleriku Ayatollah Ali Khamenei doli me një postim luftarak në X, disa orë pasi hyri data 18 qershor: “Në emër të fisnikut Haidar, beteja tani fillon“.

Haidar-i është një emër që përdoret për Aliun, të cilin myslimanët shiitë e konsiderojnë Imamin e parë dhe pasardhësin e profetit Muhamed.

Udhëheqësi i Iranit e postoi përbetimin e tij edhe në anglisht, me qëllim që bota mbarë ta lexojë.

Ne duhet t’i japim një përgjigje të fortë regjimit terrorist sionist. Ne nuk do t’u tregojmë asnjë mëshirë sionistëve,” – postoi Khamenei.

Bota po mban frymën. Nëse për pesë ditë lufta Iran – Izrael, shkaktoi kaq shumë dëme, çdo të ndodhë më pas?